1

Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth AutoOaz

Menaxhimi i Llogarisë
Si të regjistrohemi në AutoOaz?
  1. Vizitoni autooaz.com.
  2. Kliko “Regjistrohu” në menunë kryesore.
  3. Plotësoni emrin, email-in dhe fjalëkalimin tuaj.
  4. Pas regjistrimit, do të merrni një email konfirmimi nga ekipi ynë.
Si të ndryshojmë fjalëkalimin?

Ndiqni këto hapa për sigurinë e llogarisë tuaj:

  1. Kyçu në profilin tënd.
  2. Në menunë e profilit (anësore në PC, tre vijat në Mobile), zgjidhni “Ndrysho fjalëkalimin”.
  3. Shkruani fjalëkalimin aktual dhe atë të riun, pastaj klikoni “Përditëso”.
Si të ndryshojmë numrin e telefonit ose foton?

Për të përditësuar të dhënat tuaja:

  1. Shko tek seksioni “Ndrysho të dhënat” në profilin tënd.
  2. Për telefonin: Vendosni numrin e ri me prefiks (p.sh. +355).
  3. Për foton: Kliko mbi opsionin "Foto" dhe ngarko imazhin e ri.
Shitja dhe Blerja
Si të krijojmë një postim të ri për makinën?

Postimi në AutoOaz është i thjeshtë dhe pa limit:

  1. Kyçu dhe kliko butonin “Postim i ri”.
  2. Ngarkoni fotot e makinës (rekomandohen foto të qarta).
  3. Plotësoni detajet: Marka, viti, kilometrat dhe çmimi.
  4. Kliko “Posto makinën” dhe njoftimi juaj do të jetë live menjëherë.
A ka kosto për postimin e njoftimeve?

Jo! Në AutoOaz, postimi i makinave është 100% falas dhe pa limite për të gjithë përdoruesit individualë.

Bashkëpunimi
Si të bëhemi Partner me AutoOaz?

Nëse jeni një koncesionar ose sallon makinash, mund të përfitoni nga opsionet tona të avancuara të marketingut. Na kontaktoni nëpërmjet formës së kontaktit ose na shkruani direkt në email për të diskutuar një plan partneriteti.

Nuk gjetët atë që kërkonit?

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë për çdo paqartësi.

Na Kontaktoni